TRIK TRAVEL
Përdorimi i substancave narkotike ka marrë përmasa shqetësuese në Kosovë. Ato po përdoren me të madhe, sidomos nga të rinjtë të cilët shpesh kapen në flagrancë nga Policia. Një rast i tillë ka ndodhur edhe gjatë ditës së djeshme në Prizren, raporton Prishtina Post.
Njësia e Antidrogës në Prizren, dje ka arrestuar dy persona nën dyshimet se gjatë kontrollit i’u gjetën mjete si: dy thika, telefona dhe narkotik.Policia ka intervenuar menjëherë duke i arrestuar të dyshuarit, ndërkaq një tjetër shtetas i Shqipërisë ndodhet në arrati.
TRIK TRAVEL
Prishtina Post ka mësuar ekskluzivisht emrat e tre të dyshuarëve që u kapën me rreth 1kg drogë, bëhet fjalë për Festim Krasniqin dhe Gencay Kanlinuron, ndërkaq Sabajet Basha ndodhet në arrati.
TRIK TRAVEL
        