Edhe një shtet i ri shqiptar!”, Ngjela kritika historianëve shqiptarë: Pse nuk është themeluar ende ky institut?

0
60
TRIK TRAVEL

Pse shqiptarët ende nuk e kanë një institut për histori e gjuhësi të përbashkët Shqipëri-Kosove e Diasporë?

Avokati shqiptar, Spartak Ngjela përmes një postimi në Facebook ka folur për historinë e shteteve shqiptare.

TRIK TRAVEL

Në këtë pikë, Ngjela tha se ka qenë historike krijimi i shteteve shqiptare, Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, por që edhe një shtet i katërt do vijë, që do jetë Çamëria.

Krahas kësaj, Ngjela shpjegoi se si fuqitë e mëdha i shpërndanë shqiptarët në pesë shtete.

Gjithashtu, avokati shqiptar foli mbi rëndësinë e një formimi të institutit të përbashkët për historinë dhe gjuhësinë e shqiptarisë

“Po historianët e Shqipërisë dhe të Kosovës, pse ende nuk kanë krijuar një korpus-institut të përbashkët, për të rishkruar me sistem shkencor historinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve në 3000 vjet histori të lavdishme?

Dhe, na duhet ta theksojmë se kjo ka qenë një kohë e madhe e magjisë së gjuhës shqipe, me njerëz të mëdhenj, me komandantë të mëdhenj ushtarakë, me lëvizje të mëdha për ekzistencë dhe me ideologët e mëdhenj të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, por edhe të mbrojtjes dhe zhvillimit të gjuhës shqipe.

E pra, pse ende shqiptarët nuk e kanë një institut të tillë potent si një vepër kombëtare të dy shteteve shqiptar në Gadishullin Ilirik?

Është ky zhvillim i gjuhës shqipe që na ka sjellë këtu sot, me të dy shtetet shqiptar në Ballkan.

Atëherë, prandaj ky është thelbi i nacionalizmit shqiptar”, shkroi ndër të tjera, Ngjela, /bs/PrishtinaPost

TRIK TRAVEL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here