Detaje nga takimi në mes Konjufcës dhe ambasadorit Hargreaves

0
99
Detaje nga takimi në mes Konjufcës dhe ambasadorit Hargreaves
Detaje nga takimi në mes Konjufcës dhe ambasadorit Hargreaves
TRIK TRAVEL

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Në një njoftim për medie bëhet e ditur se në takim u diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve, për projektet e përbashkëta që synojnë thellimin e mëtejshëm të këtyre raporteve, zhvillimin e vendit tonë në sfera të ndryshme, ruajtjen dhe avancimin e interesave dhe qëllimeve të përbashkëta.

TRIK TRAVEL

“Kryetari Konjufca e njoftoi ambasadorin për çështje të aktualitetit, duke theksuar se Republika e Kosovës është e interesuar që ta ketë vazhdimisht përkrah një aleat të pazëvendësueshëm si Britania e Madhe, në synimin e forcimit të sigurisë dhe stabilitetit, zhvillimit ekonomik dhe demokratizimit të vazhdueshëm, si dhe integrimeve nëpër strukturat dhe organizatat ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Tutje, në takim u potencua mbështetja e Britanisë së Madhe për Kosovën e cila është e hershme dhe tepër e rëndësishme, prandaj dhe kryetari Konjufca shprehu mirënjohjen ndaj këtij kontributi të Britanisë së Madhe, duke kërkuar që të vijohet sa më intensivisht tradita e bashkëpunimit të ngushtë.

Ndërsa ambasadori Hargreaves e falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen e, njëkohësisht, theksoi se mbështetja e Britanisë së Madhe në drejtim të Kosovës do të vazhdojë, si dhe shprehu gatishmërinë dhe angazhimin e tij të bashkëpunimit me institucionet e Republikës së Kosovës, për të avancuar në çdo drejtim raportet midis vendeve tona.

 Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves. Në një njoftim për medie bëhet e ditur se në takim u diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve, për projektet e përbashkëta që synojnë thellimin e mëtejshëm të këtyre raporteve, zhvillimin e

Prishtina Post

TRIK TRAVEL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here