Derbi i Kryeqytetit 🏀🏀⛹️Java e dytë në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll do të dhurojë sfida interesante.

0
335
TRIK TRAVEL

Java e dytë në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll do të dhurojë sfida interesante.Kjo xhiro hapet me derbin prishtinas që zhvillohet për herë të parë ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Borës. Të dy skuadrat kryeqytetase e nisën me humbjen edicionin e ri dhe do të kërkojnë fitoren e parë në këtë kampionat. Bardhekaltrit pësuan nga Proton Cable Prizreni 100:88, derisa Bora, që për herë të parë garon në elitë humbi nga Golden Eagle Ylli 67:74.

Bashkimi e ka ndeshjen e parë në ProCredit Superligë, ku ndeshet me Vëllaznimin, që janë të motivuar për fitoren e dytë, kurse Portokallezinjtë për fitoren e parë. Sfidë interesante është mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit, dy finalistëve të “Play-offit” të edicionit të kaluar. Kampionët duan të nisin edicionin e ri me fitore, pas paraqitjeve në kualifikimeve të Ligës së Kampionëve dhe fitimit të Superkupës, derisa therandasit janë në kërkim të fitores së dytë, pas asaj ndaj Borës.Ndeshja Peja-Proton Cable Prizreni është shtyrë për shkak të ndeshjeve të skuadrës pejane në kualifikimet e FIBA Europe Cup.

TRIK TRAVEL

ProCredit Superliga-Java 2

E shtunë 17:15 Sigal Prishtina – Bora

E diel 19:00 Bashkimi – Vëllaznimi

E mërkurë 19:00 Trepça – Golden Eagle Ylli

Peja – Proton Cable Prizreni (është shtyrë)

#FBK #fbkkosova #ProCreditSuperliga #ProCredit #SuperligaBasketball

TRIK TRAVEL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here