Kuvendi Komunal i Drenasit, në mbledhjen e mbajtur më 19.09.2024, miratoi buxhetin e përgjithshëm të Komunës për vitin 2025 në shumën prej 22,133,550.00€, transmeton portali DrenicaOnline.
Pika kryesore e rendit të ditës së mbledhjes ishte shqyrtimi dhe miratimi i Propozim-Vendimit për buxhetin e Komunës për vitin 2025, si dhe parashikimi i buxhetit për periudhën 2026-2027.
Buxheti për vitin 2025 u miratua me shumicë votash nga anëtarët e Kuvendit Komunal./Prishtina Post/
.
.
Prishtina Post