Në emisionin “Frontal” në T7 i ftuar ka qenë Luan Jahiri, nënkryetar i OVL së UÇK-së në Ferizaj, i cili ka treguar se Blerim Ramadani për momentin ndodhet në Kosovë.
“Me Blerimin sot nuk kemi fol gjatë, unë e kam lavdëru për vendimin që e ka marrë, është e vështirë që të kthehesh në paraburgim se lërë më të ekstradohet në Serbi. Blerimi ndodhet në Kosovë. Nuk e kemi parë as ne, do ta shohim gjatë ditëve në vijim, ai duhet të dal se e ka përkrahjen e të gjithëve. Ne do t’i rekomandojmë atij që të lajmërohet pranë institucioneve tona, që të sqarohet e tëra kjo çështje”, është shprehur Jahiri.
Sipas tij, kërkesat ndaj Ramadanit kanë qenë të vazhdueshme që ai të arratiset edhe nga “arresti shtëpiak”.
“Blerimi është mirë, ai ka qenë i mendimit që të qëndroj deri në fund, ta përfundoj gjyqin. Vendimi i tij për arratisje është marrë pasi është njoftuar që do të rikthehet në paraburgim e që mund të ekstradohet. Ai ka bërë një vendim të mirë, edhe unë do ta bëja atë. Shumë shokë i kanë thënë edhe sa ka qenë në arrest shtëpiak të largohet na Maqedonia e Veriut, por donim edhe ne që ta dijmë se çfarë po bëhet me këtë çështje, në mënyrë që të pasivizohet edhe kjo listë e veteranëve”, ka thënë ai./Transmeton Prishtina Post
