Presidenti amerikan solli me vete vlerësime të larta për mikpritësit gjermanë. Para takimit me kancelarin gjerman Olaf Scholz, Joe Bideni theksoi se nën drejtimin e Scholzit Gjermania u ngrit në këmbë dhe u përball me momentin. Kancelarin Scholz, Bideni e vlerësoi me fjalët se “ju treguat vendosmërinë, për ta përshtatur politikën e jashtme gjermane, me realitetet e reja dhe për të qëndruar përkrah Ukrainës fort dhe pa u lëkundur.”Në kuadër gjeopolitik, Presidenti Biden i njohu kancelarit Scholz meritën se kishte reaguar drejt në momentin e duhur. “Ju treguat mençurinë që të kuptonit se kjo luftë shënoi një pikë kthese në histori.”
Bideni tha në Berlin se Gjermania është angazhuar në mënyrë të pabesueshme për Ukrainën. “Amerika dhe Gjermania janë dy mbështetësit më të mëdhenj të Ukrainës në luftën e saj për të mbijetuar si një komb i lirë dhe i pavarur”, tha Biden. Më tej ai çmoi mbështetjen që Gjermania i ka dhënë Izraelit dhe luftën kundër antisemitizmit e urrejtjes në Gjermani.Dekorata më e lartë e RFGJ për Presidentin BidenGjermania e vlerësoi të premten (18.10.) Presidentin Biden me dekoratën më të lartë: me “Nivelin special të Kryqit të Madh të Urdhrit të Meritës”.
Presidenti i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier, në ceremoninë e posaçme në Pallatin Bellevue në Berlin tha si motivacion: “Për përkushtimin prej dekadash, ndaj aleancës transatlantike, udhëheqjen tuaj të shquar në momentin më të rrezikshëm të Evropës dhe shembullin tuaj moral që mbetet, për shërbim, sinqeritet dhe dinjitet”.Gjermania ka vlerësuar deri tani me këtë dekoratë vetëm një President të SHBA, nga 14 presidentë amerikanë që prej themelimit të RFGJ: George Bushin e vjetër. Mbështetja e Bushit të vjetër qe vendimtare për ribashkimin e Gjermanisë, më 1989.Dihet se Bideni është në fund të mandatit, ai punon tashmë për amanetin politik të tij. Në 5 nëntor në SHBA zgjidhet një President i ri. Që ai megjithatë erdhi në Gjermani, tregon se Joe Biden i sheh marrëdhëniet solide SHBA-Gjermani si pjesë të këtij amaneti.Presidenti i fundit i SHBA që e vizitoi zyrtarisht Gjermaninë ishte Barack Obama, tetë vjet më parë.
Presidenti Trump nuk erdhi për vizitë në Gjermani. Bideni kishte qendruar në Gjermani në takimin e G-7, në Elmau, në qershor 2022, por jo në vizitë zyrtare.
Përmirësim i ndjeshëm i marrëdhënieve SHBA-Gjermani
Në raport me Gjermaninë, Bideni korrigjoi jo vetëm teprimet e panevojshme në stilin e komunikimit me Berlinin të administratës së kaluar amerikane.Por ai ushqeu një raport miqësor me kancelarin Olaf Scholz. Mbi të gjitha avancoi bashkëpunimi në aspektin politik dhe të sigurisë.Përmirësim i marrëdhënieve lidhet edhe me personin e Joe Biden-it, aktiv në politikë që në vitin 1972, kur Gjermania ishte epiqendra e luftës së ftohtë.
Si dëshmitar i kësaj kohe, Bideni kujtoi sot (18.10) në Berlin se ribashkimi i Gjermanisë nuk i ringjalli rivalitetet e vjetra. Me këtë kishte parasysh frikën që shoqëroi në Evropë, në vitin 1989, ribashkimin e Gjermanisë.Përvoja e jashtëzakonshme e tij në politikën e jashtme dhe në marrëdhëniet me Evropën bën që Bideni të shihet nga disa analistë si ndoshta Presidenti i fundit transatlantik i SHBA.Elementë që dëshmojnë afrimin dypalësh
