Bekim Haxhiu nënshkruan marrëveshje me Avokatë të padisin çdo shpifës në rrjete sociale!

0
341
TRIK TRAVEL

Me avokatët Ardian Megjani dhe Ngadhnjim Makolli sot kam nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për përfaqësimin tim ligjor.Avokatët Megjani dhe Makolli kanë autorizimet e plota për të ushtruar padi dhe për të më pëfaqësuar në Gjykatë kundër te gjithë atyre personave fizik apo juridik që shpifin, ofendojnë apo cenojnë autoritetin tim Prof.Asoc.Dr.sc.Bekim Haxhiu Deputet i Kuvendit të Kosovës, ish pjesëtar i UÇK-së, i plagosur në luftë.

Posa fillon fushata zgjedhore shpifjet dhe ofendimet rriten dhe orkestrohen nga grupe të caktuara, me theks të veçantë në rrjetet sociale.Andaj, angazhimi i avokatëve është hap i duhur për të ndëshkuar shpifësit, manipulatorë dhe sociopatët e rrjeteve sociale dhe jo vetëm.Unë së bashku me dy vëllezërit e mi kemi qenë ushtarë të UÇK-së dhe bashkarisht me mijëra bashkëluftëtarë kemi luftuar kundër Serbisë, deri në çlirimin përfundimtar të Kosovës.Lufta jonë në kuadër të UÇK-së ka qenë për lirinë e Kosovës, për lirinë që e gëzojmë të gjithë, por kjo nuk i jep të drejtë askujt të shpifë, ofendon e të shpërndaj të pavërteta.

TRIK TRAVEL

Nga sot puna e mbarë avokatëve kundër çdo shpifësi në drejtim timin.Me resekt,Bekim Haxhiu

TRIK TRAVEL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here