Bastisja në Ministrinë e Liburn Aliut: Policia po heton faljet e borxheve për ambalazhuesit e ujit

0
80
TRIK TRAVEL

   ​

Mëngjesin e sotëm Policia e krimeve ekonomike në bashkëpunim me prokurorin e shtetit zhvilluan një aksion në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, shkruan Gazeta PrishtinaPost.

TRIK TRAVEL

Ndërkaq, burimet e PrishtinaPost bëjnë me dije se hetuesit e policisë në bashkëpunim me prokurorin e shtetit po bastisin Ministrinë e Planifikimit Hapësinor, e cila u bashkua me Ministrinë e Infrastrukturës, ku në krye të saj tash është Liburn Aliu, dhe po i hetojnë faljet e borxheve për ambalazhuesit e ujit në Kosovë.

Para objektit të kësaj ministrie u panë disa vetura zyrtare dhe një veturë e Policisë.

Ndërkaq, raportimet për bastisje i mohoi, zëvendësministri i kësaj ministrie, Hysen Durmishi.

Në një prononcim për Gazetën PrishtinaPost ai tha se nuk është asnjë policë tek objekti dhe se ai gjendet në zyrën e tij.

“Unë në zyre jam, asnjë policë askund nuk është, tek ministria e infrastruktrës jo, tek ndonjë ministri tjetër nuk e di”, th ai për PrishtinaPost.

  

TRIK TRAVEL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here