Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka shkruar në Facebook, ku ka thënë se nga 859 milionë të parapara për investime kapitale në buxhetin e vitit 2024, dhe deri në shtator qeveria ka shpenzuar vetëm 159 milionë euro.
Ajo këtë e cilësoi se kjo shifër tregon se ka “mospunë dhe të këto 159 milionët e shpenzuara një pjesë janë kontrata njëburimore me korrupsion”.
Njoftimi i plotë i saj:
Nga 859 milionë të parapara për investime kapitale në buxhetin e vitit 2024, deri me shtator qeveria ka shpenzuar VEÇ 159 milionë euro
Kjo shifër tregon se ka mospunë, edhe te këto 159 milionët e shpenzuar një pjesë janë kontrata njëburimore me korrupsion.
Derisa qytetarët shpenzojnë kohë në kolonat me pluhur, shpenzojnë karburant dhe amortizojnë automjetet e tyre në rrugët për Podujevë, Mitrovicë, Pejë e Gjilan partia në pushtet prej 859 milionë eurove të parapara për investime kapitale në buxhetein e vitit 2024, deri me 1 shtator ka arritur të shpenzoj vetëm 159 milionë euro (ndërsa komunat me krejt pengesat nga Ministria e Financave kanë shpenzuar 120 milionë euro për investime kapitale deri me 1 shtator). Këto të dhëna janë të Ministrisë së Financave.
Në anë tjetër mbi këtë qeveri rëndon barra e 273 milionë tenderëve sekret, taksa tonat këto të shpenzuara në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik, duke dëmtu buxhetin e duke favorizu kompani në dëm të konkurrencës së lirë në treg.
E pamë mospunën tuaj, prandaj s’mund të fshiheni më prapa mashtrimeve e propagandës.