Arrestimi i Arben Lamçjas në Prishtinë: Fundi i një të shumëkërkuari për vrasje me pagesë

0
177
TRIK TRAVEL

Njësiti FAST Kosova në bashkëpunimin me Agjencinë Kosovare për Inteligjencë (AKI) kanë arrestuar në lagjen “Emshir” të Prishtinës Arben Lamçjën.

Burime të Prishtina Post kanë thënë se i arrestuari nënshtetas i Shqipërisë është i kërkuar për vrasje me pagesë, Arben Lamçja.

TRIK TRAVEL

Bashkë me të, është arrestuar edhe një person tjetër, sipas këtyre burimeve.

Operacioni “Plumbi i Artë” është bërë shkak për zbardhjen e 6 vrasjeve të ndodhura vitet e fundit në Shqipëri. GJKKO me kërkesë të SPAK, falë këtij operacioni, ka lëshuar një urdhërarrest për 30 persona, në mesin e të cilëve ishte edhe Lamçja.

TRIK TRAVEL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here