Andi Pajazitit i vazhdohet masa e paraburgimit edhe për 2 muaj të tjerë, raporton GazetaDemos.
Të martën ka filluar seanca ndaj “italianit” Andi Pajazitit, i cili akuzohet për veprën penale vrasje në gjendje të tronditjes së fortë mendore.
Si pasojë mbeti i vrarë Kastriot Ramadani, në Bon Vivant.
Kujtojmë se në seancën e kaluar, Pajaziti kishte deklaruar se veprën e ka kryer në vetëmbrojtje.
Ndërsa, për armëmbajtje pa leje, u deklarua fajtor.