Prishtinë, 2 Korrik 2024 – Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” u përball sot me një alarm të rrejshëm për bombë, duke shkaktuar frikë dhe konfuzion midis udhëtarëve dhe stafit të aeroportit.
Mirëpo, sipas zyrtarit për marrëdhënie me publikun nga ANP “Adem Jashari”, Bujar Gashit alarmi për bombë ka rezultuar të jetë i rrejshëm, sipas tij është i hapur për fluturime, dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht.
“Ju njoftojmë se pas kërcënimit për bombë janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore nga organet kompetente të Republikës së Kosovës. Kjo ka rezultuar se kërcënimi për bombë ka qenë alarm i rrejshëm. ANP ‘Adem Jashari’ LKIA është i hapur për fluturime, dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht “, ka thënë Gashi./Prishtina Post/
Prishtina Post.
