TRIK TRAVEL
Sot pasdite, lagjja Ulpiana në Prishtinë u bllokua nga Policia e Kosovës për të siguruar rrugën për paradën e motorëve. Kjo masë e papritur shkaktoi shqetësim te banorët e zonës, të cilët u panë të brengosur dhe të shqetësuar për sigurinë e tyre.
Prishtina Post ishte në vendin e ngjarjes dhe raportoi drejtpërdrejt për këtë situatë të pazakontë. Policia vendosi postblloqe në hyrje dhe dalje të lagjes, duke ndaluar trafikun dhe duke i udhëzuar qytetarët të shmangin këtë zonë
TRIK TRAVEL
Madje, një ambulancë që po përpiqej të kalonte për një rast emergjent u ndalua nga policia dhe iu desh të priste deri në përfundimin e Paradës
Prishtina Post do të vazhdojë të raportojë drejtpërdrejt nga vendi i ngjarjes për çdo zhvillim të mëtejshëm.
TRIK TRAVEL
