Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon ashpër sulmin e fundit ndaj mediavë që i bëri kryeminstri Kurti.
Këtë ata bëjnë të ditur rreth një shkrimi në Facebook ku thanë se AGK-ja po e sheh shqetësuese këtë përpjekje të tillë dhe të pa pranueshme, përcjell GazetaDemos.
Ata thanë se kjo nuk ka asnjë fakt dhe argument për të hedhur akuza drejt mediave.
AGK fton Kryeministrin që të përmbahet në fusha të tilla dhe nga paralajmërimet e tij politike për përndjeke dhe mësymje ndaj mediave dhe gazetarëve.
Postimi i plotë i tyre:
AGK-ja dënon gjuhën sulmuese të Kryeministrit Kurti ndaj mediave
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënon ashpër sulmin e fundit ndaj mediave të bërë sot nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
AGK-ja e sheh me shumë shqetësim një përpjekje të tillë të papranueshme për të minuar kredibilitetin e mediave në Kosovë pa asnjë fakt dhe argument, duke hedhur akuza drejt mediave se “paguhen nga regjimet e kaluara” për kinse prodhimin e lajmeve të rreme dhe dezinformatave lidhur me Byronë për Verfikim dhe Konfiskim të Pasurisë së Pajustifikueshme.
Në raportin e fundit të Reporterëve Pa Kufij, Kosova ka shënuar rënie drastike prej 19 vendesh sa i përket lirisë së shtypit, andaj ftojmë Kryeministrin Albin Kurti të përmbahet nga fushata të tilla dhe nga paralajmërimet e tij politike për përndjekje dhe mësymje ndaj mediave e gazetarëve mbi aludime të pa argumentuara, gjë që e përkeqëson edhe më tej situatën në vend sa i përket lirisë së medias dhe ambientit të të bërit gazetari.
Problematizimi i çështjes së dezinformatave dhe lajmeve të rreme, për të cilat pretendon kryeministri Kurti, nuk bëhet në asjnë mënyrë duke cenuar rëndë dhe pa asnjë argument kredibilitetin e mediave, si një prej shtyllave më të rëndësishme të demokracisë në vend.