Gjykata Themelore Prishtinë, dega në Podujevë – departamenti i përgjithshëm penal ka vendosur në çështjen penale kundër të pandehures Gj.L, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasja e foshnjës gjatë lindjes”.
Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurës GJ.L dhe të njëjtës i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.
Është caktuar masa e paraburgimit kundër të pandehures Gj.L për shkak të veprës penale Vrasja e foshnjës gjatë lindjes/Prishtina Post/
Prishtinë, 02 Korrik 2024 – Gjykata Themelore Prishtinë, Dega në Podujevë – Departamenti i Përgjithshëm Penal ka vendosur në çështjen penale kundër të pandehures GJ.L, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Vrasja e foshnjës gjatë lindjes.
Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehures GJ.L dhe të njëjtës i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.
Gjykata vlerësoj se caktimin e masës së paraburgimit e arsyeton fakti se nëse e pandehura gjendet në liri, ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezikun se do të pengoj rrjedhën e procedurës penale, duke ndikuar tek dëshmitarët në këtë procedurë penale.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.
