I plagosuri në rrugën “Shemsi Ahmeti” po trajtohet në Spitalin e Mitrovicës, nuk dihet gjendja e tij
Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri para pak minutash në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë, shkruan Prishtina Post.
Personi që mbeti i plagosur, është rreth moshës 40 vjeçare.Ai është dërguar menjëherë në Emergjencën e Spitalit të Mitrovicës, ku po trajtohet. Akoma nuk dihet se në çfarë gjendje është.”Prishtina Post” po raporton nga vendi ku ndodhi plagosja dhe së shpejti ju sjellë detaje të tjera rreth këtij incidenti.