Kulturë

Prishtinë: Shpërthen bombola në një shtëpi te ‘Muharrem Fejza’, lëndohet një person

Nga · 1 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Shpërthimi i një bombole në një shtëpi në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë shkaktoi rrezik të përgjithshëm të enjten në mëngjes. Një person përfundoi në QKUK si pasojë e lëndime, teksa u shkaktuan edhe dëme materiale, raporton Gazeta Prishtina Post

Siç merr vesh Sinjali, incidenti ndodhi teksa pronari i shtëpisë ishte duke e montuar bombolën, kur papritmas ka filluar të digjet dhe të njëjtën e ka hedhur.

Për pasojë, bombola ka shpërthyer në katin e dytë dhe një person ka pësuar lëndime, i cili është dërguar menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Lidhur me rastin, Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, ndërsa pronari i shtëpisë është intervistuar në cilësinë e personit të dyshuar.

Ndaj tij, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti.

 

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *