Izraeli urdhëron 30 zona në Liban që të evakuohen menjëherë

0
67
HRW: Sulmet izraelite në Liban po rrezikojnë civilët
HRW: Sulmet izraelite në Liban po rrezikojnë civilët
TRIK TRAVEL

Më shumë se 30 qytete dhe fshatra në Libanin jugor janë urdhëruar të evakuohen menjëherë nga ushtria izraelite.

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Avichay Adraee u tha njerëzve që të drejtoheshin në veri të lumit Awali, duke thënë se çdo lëvizje në jug mund t’i rrezikonte ata, shkruan Sky News.

TRIK TRAVEL

“Aktivitetet e Hezbollahut e detyrojnë IDF-në të veprojë kundër tij me forcë”.

“IDF nuk ka ndërmend t’ju dëmtojë, kështu që për sigurinë tuaj ju duhet të evakuoni menjëherë shtëpitë tuaja dhe të shkoni në veri të lumit Awali. Shpëtoni jetën tuaj”, thuhet në njoftimin e ushtrisë./Prishtina Post

  

TRIK TRAVEL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here