Kulturë

BE kërkon informacione nga YouTube, Snapchat dhe TikTok për algoritmet e përmbajtjes

Nga · 1 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Komisioni i Bashkimit Evropian (BE) ka kërkuar informacion të detajuar nga YouTube, Snapchat dhe TikTok në lidhje me sistemet e rekomanduesve sipas Aktit të Shërbimeve Digjitale (DSA).

Sistemet e rekomanduesve u sugjerojnë artikuj një përdoruesi bazuar në preferenca.

“Sipas DSA-së, platformat duhet të vlerësojnë dhe zbusin në mënyrë adekuate rreziqet që rrjedhin nga sistemet e tyre të rekomanduesve, duke përfshirë rreziqet për shëndetin mendor të përdoruesve dhe shpërndarjen e përmbajtjes së dëmshme që rrjedh nga dizajni bazuar në angazhimin e këtyre algoritmeve”, tha Komisioni i BE-së.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Platformat duhet të japin informacionin deri më 15 nëntor dhe pas një vlerësimi të përgjigjeve, Komisioni i BE-së do të përcaktojë hapat e ardhshme, të cilat mund të përfshijnë hapjen formale të procedurave sipas nenit 66 të DSA-së.

Komisioni i BE-së ka autoritet të vendosë gjoba për informacione jo të sakta, jo të plota ose mashtruese në përgjigjet e kërkesave për informacion./Prishtina-Post.com

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *