E artë fitorja për Vëllaznimin ishte sonte, derisa gjakovarët befasuan Prishtinën në “Pallatin e Rinisë” për të arritur vetëm fitoren e dytë sezonale nga nëntë ndeshje të luajtura deri tani, që i bën ata për momentin të dalin nga fundi i tabelës!
Kjo ka qenë fitorja e parë e Vëllaznimit pas pesë humbjeve radhazi në Superligë!
Amari Kelly ka shkëlqyer te kuqezinjtë me 29 pikë e 17 kërcime, ndërsa ka rrëmbyer edhe dy topa dhe ka bërë një bllokadë në fitoren e madhe të Vëllaznimit! Me nga 10 pikë duelin e kryen Kentrell Pullian dhe Ardian Ibishi, ku ky i fundit gjithashtu kreu lojën me double-double duke bërë edhe 14 kërcime!
TABELA AKTUALE E SUPERLIGËS
Trajneri i Prishtinës, Jeronimo Sarin, e cilësoi si njërën ndër ndeshjet më të këqija ndonjëherë këtë të sotmen, derisa ekipi i tij shutonte pa kokë, ku gjuajtën me saktësi 5/27 për tre pikë në total! Ajiri Johnson ishte më i dalluar te Prishtina me 17 pikë, 2 asistime e 6 kërcime. Gjithashtu Sarin ka thënë se lojtarët e tij kanë bërë “miliona” gabime në këtë duel, duke nënçmuar kundërshtarin!
Fitorja, ka bërë që Vëllaznimi sadopak të përmirësojë bilancin duke arritur tashmë në 2-7, derisa Prishtina bëhet tani me bilans 4-5!
