Lajmet e Fundit

Irina mahnit me fustanin sensual në eventin LACMA

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Irina Shayk, një nga modelet më të kërkuara në botë, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me shfaqjen e saj të fundit në eventin e LACMA.

E veshur me një fustan të zi që theksonte format e saj mahnitëse, Irina tregoi edhe një herë pse është një nga modelet më të komentuara në botë. Fustani, i dizajnuar posaçërisht për të vënë në pah shpinën e saj, i dha modeles një pamje tejet sensuale.

Sfondi ishte perfekt për të, me muret gri që krijonin kontrast ideal me veshjen e saj të errët dhe elegant. Irina ndriçoi sallën me prezencën e saj madhështore.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Në një postim në Instagram, ajo ndau me ndjekësit e saj gëzimin dhe falenderimet për një natë të paharrueshme në shoqërinë e mikeshës së saj Eva. “Last night at LACMA. Thank you ⭐️Eva for such a fun and unforgettable night!”, kishte shkruar ajo.

Irina është e njohur jo vetëm për pamjen e saj, por edhe për karizmin që reflekton në çdo dalje publike. Shumë herë ajo ka arritur të jetë në qendër të vëmendjes me mbrëmjet e saj glamuroze.

Për eventin e fundit, Irina zgjodhi një stil të thjeshtë dhe njëkohësisht shumë tërheqës, duke e bërë këtë paraqitje të paharrueshme për të pranishmit.

Fansat kanë vërshuar me komente pozitive, duke i shprehur asaj admirimin për stilin dhe elegancën që e karakterizon gjithmonë.

Kjo dalje e saj e fundit nuk ka bërë tjetër veçse e ka konsoliduar pozicionin e saj si një nga figurat më të dashura të botës së modës.

Irina Shayk vazhdon të mbetet një ikonë e stilit dhe një influencuese e fuqishme në industrinë e modës, duke sjellë gjithmonë freski dhe inovacion në secilën paraqitje të saj. /PrishtinaPost/

Irina Shayk

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *