Politikë

Mbi 58 mijë euro në ditë për rreth 1 mijë e 780 të burgosurit në Kosovë, shteti shpenzon 33 euro për secilin

Nga · 5 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Këto vepra penale që ata i kryejnë e që dënimi më pas u konfirmohet nga institucionet e hetuesisë e drejtësisë, bëjnë që ata të dërgohen nën kujdesin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, më saktësisht në burgje te Kosovës.

Shërbimi Korrektues i Kosovës përfshin gjithsej 11 institucione (qendra korrektuese, qendra edukative-korrektuese, qendra paraburgimi dhe burg i sigurisë së lartë).

Në Kosovë sistemi i Shërbimit Korrektues ka një numër të lartë të zyrtarëve korrektues (gardianëve), apo rreth 1,600 zyrtarë gjithsej.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Por sa të burgosur ka tani për tani në vendin tonë?

Sipas Shërbimit Korrektues të Kosovës, në burgjet e Kosovës aktualisht ndodhen 1 mijë e 778 persona të burgosur.

Për secilin nga këta të burgosur, SHKK duhet t’iu siguroj akomodim, ushqim, higjienë personale e nevoja të tjera të tyre, që paguhen përmes buxhetit të shtetit apo thënë qartë nga xhepi i secilit qytetar të Kosovës.

Sipas organizatave monitoruese, ushqimi brenda burgjeve përgatitet sipas standardeve të rregullta dhe përfshin tri shujta në ditë. Menyja javore është e larmishme duke përfshirë mish, perime, fruta dhe çajra.

“Shpenzimet ditore për një person të burgosur janë afërsisht 33 euro. Në këtë shumë përfshihen shpenzimet për akomodim, ushqim, higjienë personale dhe shërbime të tjera të nevojshme gjatë qëndrimit në institucionet korrektuese”, kanë thënë nga SHKK për lajmi.net. 

Këta të burgosur gjithsej, buxhetit të shtetit të Kosovës i kushtojnë 58 mijë e 674 euro.

Numri i të burgosurve në vend ndryshon në ndërkohë. Ai mund të rritet kur në vend kryhen më shumë vepra penale, mund të zbritet kur të dënuarit i kryejnë dënimet e tyre apo falen nga Presidentja çdo vit, apo mbetet i njëjtë për një kohë.

Kurse në burgjet e Kosovës vitin e kaluar (gjatë vitit 2025) numri total i personave të privuar nga liria sillej mesatarisht midis 1,700 dhe 1,800 të burgosur.

Sipas të dhënave zyrtare të ofruara nga drejtuesit e Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), ndarja e këtij numri bëhej në dy kategori:

Ky numër konsiderohej i qëndrueshëm dhe brenda kapaciteteve të plota të sistemit të burgjeve, duke shmangur problemet e mbipopullimit që hasen në vende të tjera.

Pas një marrëveshje të Kosovës me Danimarkën që ka hyrë në fuqi në qershor 2024, pritet që 300 të burgosur danezë të transferohen në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan.

Qendra Korrektuese në Gjilan planifikohet tu jepet me qira danezëve, duke qenë se zyrtarë të lartë të institucioneve korrektuese të Danimarkës në tetor të 2020-s kishin vizituar Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe kjo qendër korrektuese ishte preferuar nga ta.

Marrëveshja është për të burgosurit me 10 vite dënim nga gjykatat në Danimarkë, në të cilën nuk përfshihen vepra të terrorizmit dhe të personave me probleme mendore.

Sipas njoftimit të publikuar nga Ministria e Drejtësisë e Danimarkës, kjo marrëveshje do të jetë për një kohë të caktuar, derisa të përmirësohet gjendja me burgjet në Danimarkë.

Në njoftim thuhet se Danimarka përballet me mungesë të vendeve në burgje, po ashtu edhe me mungesë të punonjësve.

Të burgosurit e parë nga Danimarka pritet të transferohen në burgun në Gjilan në pjesën e parë të vitit 2027.

Ky shërbim tha se institucioneve të Kosovës u janë dorëzuar kërkesa specifike për renovimin dhe përshtatjen e burgut të Gjilanit.

“…duke përfshirë një ndërtesë të re për punësim dhe ambiente të reja për vizitorë. Ne presim që puna të nisë këtë verë, kurse gjatë gjysmës se parë të vitit 2027, pritet që burgu të vihet në përdorim”, tha Shërbimi danez i Burgjeve.

Danimarka tha se kjo është një detyrë komplekse, pasi bëhet fjalë për një burg të Kosovës që duhet të funksionojë sipas rregullave daneze.

Shërbimi i Burgjeve tha se kjo është një detyrë sfiduese, duke nisur me renovimin e ndërtesave dhe përshtatjen e tyre sipas nevojave të Danimarkës. Po ashtu, përfaqësuesit danezë kanë zhvilluar vizita të rregullta në objektin e burgut në Gjilan, me qëllim që të planifikohen punët që do të realizohen.

Sfiduese për burgjet në Kosovë vazhdon të jetë edhe kontrabanda. Pavarësisht kontrolleve strikte, një nga problemet që shfaqet periodikisht në qendrat e mëdha (si në Dubravë) është tentimi për futjen e gjërave të ndaluara, si telefonat celularë apo substancat narkotike.

Nga Banjska te rrugët e kontrabandës: Kush i…

Deri në 6 franga për një espreso në Zvicër, Cyrihu qyteti më i shtrenjtë

Komisioni Hetimor pranon raportin për rastin e Arlinda…

19 zyrtarë të rinj policorë fillojnë detyrën në…

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *