Perparim Rama takohet me qytetarin që pati perplasje verbale në Kalabri

0
97
TRIK TRAVEL

Dje gjatë vendosjes së gurthemelit të shkollës së re në lagjen “Kalabria”, qytetari Refik Rafuna, erdhi në lokacionin e ndërtimit me pretendimet se një pjesë e tokës ku po ndërtohet shkolla është në pronësi të tij. Unë i premtova z. Rafuna se do ta pres në takim për të shpjeguar rastin, dhe atë e bëra sot në mëngjes.Gjatë takimit i shpjegova z. Rafuna se pronat në të cilat ka filluar ndërtimi i shkollës së re në Lagjen Kalabria janë të regjistruara në emër të Kryeqytetit. Po ashtu, sipas të gjitha planeve rregullative deri më sot, ky lokacion me pronat përkatëse ka qenë i destinuar për objekt shkollor për të plotësuar nevojat e banorëve të Lagjes Kalabria.E informova se janë një numër i procedurave ligjore nëpër të cilat kalojnë projektet për të ardhur deri të ndërtimi, dhe kjo shkollë ka kaluar nëpër të gjitha këto procedura.Z. Rafuna na informoi se rasti është në procedurë gjyqësore për pretendimet e tij rreth një pjese të kësaj prone dhe që kërkesa e tij ishte që të ndalen punimet. Kryeqyteti nuk i mohon askujt të drejtën e ushtrimit të ankesës apo inicimit të rastit gjyqësor, por derisa nuk ka vendim gjyqësor për vendosjen e masës së përkohshme (e cila i është refuzuar palës) puna në ndërtimin e shkollës në lagjen “Kalabria” po vazhdon sipas planit pasi Kryeqyteti ka kryer të gjitha procedurat për ndërtimin e shkollës në atë lokacion në pajtim me planin rregullues.Shkruan kryetari i kryeqytetit Perparim Rama në llogarin e tij në Facebook, transmeton Prishtina Post

TRIK TRAVEL
TRIK TRAVEL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here