Lajmet e Fundit

Leonora Jakupi provokon me mesazhe të forta pas Big Brother VIP

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Leonora Jakupi ka shkaktuar një valë diskutimesh me postimet e saj të fundit në Instagram, pas transmetimit të mbrëmshëm të “Big Brother VIP Kosova 5”.

Ajo, e njohur për rolin e saj si opinioniste në këtë format vitin e kaluar, ka ndarë dy mesazhe që ngjallin kuriozitet dhe interpretime të ndryshme.

“Me m’ngu mu TikTok do ta hiqja nga përdorimi”, ka shkruar ajo në postimin e parë, duke e shoqëruar me emoji.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Postimi i saj i parë ka bërë jehonë, por një tjetër deklaratë e saj ka tërhequr edhe më shumë vëmendje.

“Dhe për fund, shumë gra nuk e kuptojnë çka është feminizmi”, ka shkruar Leonora, duke lënë hapësirë për spekulime.

Mesazhet e saj vijnë në një kohë kur diskutimet rreth ngjarjeve në BBVK 5 janë intensifikuar, sidomos pas përballjes së fundit mes Jonës dhe Doresës.

Por, a ka një adresim të drejtpërdrejtë në këto mesazhe? A lidhen ato me ndonjë reagim të fundit në rrjetet sociale apo me ndonjë personazh nga formati?

Këngëtarja nuk ka zbuluar emra të veçantë dhe as nuk ka dhënë ndonjë sqarim që do të ndihmonte në zbardhjen e situatës.

Me këtë qasje, Leonora ka arritur të mbajë publikun në tension dhe të nxisë diskutime të reja rreth temave të rëndësishme si feminizmi.

Leonora Jakupi provokon me mesazhe të forta pas Big Brother VIP

Leonora Jakupi provokon me mesazhe të forta pas Big Brother VIP

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *