Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, arrestimi është kryer nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë – Njësia në Prishtinë, pas kontrolleve në dy vetura dhe një banesë që të dyshuarit e kishin në shfrytëzim.
Gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar 52.93 gramë substancë që dyshohet të jetë kokainë dhe 517.5 gramë substancë që dyshohet të jetë marihuanë.
Po ashtu, policia ka sekuestruar një peshore për matjen e narkotikëve, dy paketime me folje që dyshohet se shërbenin për paketimin e substancave narkotike, 440 euro para dhe tre telefona celularë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, katër nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa një tjetër është liruar dhe do të ndiqet në procedurë të rregullt.
Kandidati i Listës Studentore nga Kosova: Nuk do…
Protesta për vrasjen e Arlinda Zekajt, hudhen tymuese…
Vlora Çitaku: Janë arritur disa marrëveshje për strategjinë…
Kryeministri i Malit të Zi uron presidenten Shiroka-Pula:…
