Në mesin e pikave të parapara është interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit, e cila mbeti katër muaj pa terapi, si dhe mungesën e barnave onkologjike.
Po ashtu, në rendin e ditës është përfshirë mocioni përmbajtjesor mbi gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë.
Deputetët do të kenë mundësi të bëjnë edhe deklarime jashtë rendit të ditës dhe të parashtrojnë pyetje parlamentare.
Seanca do të nisë me miratimin e procesverbalit nga seanca e mëparshme, ndërsa rendi i ditës do të shqyrtohet nga deputetët në vazhdim të punimeve plenare.
Protestë mbarëkombëtare sot për Arlindën, këto janë gjashtë…
Fundjava në Kosovë me mëngjese të ftohta dhe…
Sadiku i ashpër me Kryeprokurorin pas takimit me…
“Krejt femnat shqiptare janë çu kundër teje, se…
