Politikë

Kuvendi komunal i Kryeqytetit miraton rregulloren e “Prishtina Parking”, Retkoceri: Tash vazhdojmë me punën për zbatimin e tij

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Leutrim Retkoceri, përmes një postimi në Facebook, transmeton lajmi.net.

Ai e ka cilësuar këtë vendim si një hap të rëndësishëm drejt organizimit më të mirë të parkingjeve dhe shfrytëzimit më funksional të hapësirave publike në qytet.

“Një lajm i mirë për Prishtinën! Sot, pas propozimit në Kuvendin e Kryeqytetit, u votua Rregullorja e rikthimit të ‘Prishtina Parking’”, ka shkruar Retkoceri.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Sipas tij, çështja e parkimit në Prishtinë është shndërruar në një sfidë të përditshme për banorët, bizneset dhe të gjithë ata që qarkullojnë në kryeqytet.

Retkoceri ka falënderuar asamblistët për votimin e rregullores, duke theksuar se tashmë fokusi do të jetë te zbatimi i vendimit.

“Sot u mor vendimi. Tash vazhdojmë me punën për zbatimin e tij!”, ka përfunduar ai.

Ndërkaq, mbetet të shihet se kur do të nisë zbatimi i rregullores dhe rikthimi konkret i shërbimit “Prishtina Parking” në kryeqytet.

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 63-të…

Kosova i merr Suedisë mbrojësin e supertalentuar

Kurti pranon raportin vjetor të IKKL: Urdhërdhënësit dhe…

​Më 11 nëntor vazhdon gjykimi për sulmin në…

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *