Politikë

​Më 11 nëntor vazhdon gjykimi për sulmin në Ibër-Lepenc, caktohet kryetari i ri i trupit gjykues

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar për KosovaPress se tashmë është caktuar kryetari i ri i trupit gjykues, duke krijuar kushtet që procesi gjyqësor të vazhdojë pas ndërprerjes së seancës së fundit.

Seanca e fundit për këtë rast ishte mbajtur më 19 tetor, megjithatë, data e vazhdimit të gjykimit nuk ishte caktuar, pasi kryetari i atëhershëm i trupit gjykues, Vesel Ismaili, kishte njoftuar se do të përfundonte karrierën e tij profesionale për shkak të pensionimit.

Pensionimi i tij kishte bërë të nevojshëm caktimin e një kryetari të ri të trupit gjykues për vazhdimin e shqyrtimit të kësaj çështjeje.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Tashmë, me caktimin e kryetarit të ri, procesi gjyqësor pritet të vazhdojë më 11 nëntor.

Në këtë rast, të akuzuar janë vëllezërit Dragisha dhe Jovan Viqentijeviq, si dhe Igor Dimoviq, të cilët po përballen me akuza të ngritura nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Rasti lidhet me shpërthimin në fshatin Varagë të Zubin-Potokut, ku ishte dëmtuar rëndë një pjesë e kanalit të Ibër-Lepencit, infrastrukturë me rëndësi të veçantë për furnizimin me ujë të pijshëm dhe për funksionimin e sektorit energjetik në Kosovë.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, vëllezërit Viqentijeviq dyshohen se, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kishin vendosur një sasi të konsiderueshme eksplozivi në brendësi të kanalit, me qëllim të dëmtimit të infrastrukturës jetike dhe rrezikimit të sigurisë së vendit.

Nga shpërthimi ishin shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa ishte rrezikuar furnizimi me ujë dhe prodhimi i energjisë elektrike./A.Shala

Të tre të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm ndaj akuzave që rëndojnë mbi ta.

Kurti për mungesën e uniformave në Polici: Buxheti…

Prokuroria nis hetimet për hyrjen e paautorizuar nga…

Aktakuzë për fajde dhe detyrim në Prizren, detaje nga Prokuroria

MPJD jep detaje nga lirimi i Behar Preniqit…

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *