Lajmet e Fundit

Elijona Binakaj për ndarjen nga Klodi: Një kapitull i mbyllur, ruajtja e dinjitetit mbi gjithçka

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Elijona Binakaj ka folur për herë të parë në detaje rreth ndarjes nga ish-partneri i saj, Klodi. Në një intervistë ekskluzive për rubrikën ’25 pyetje’ të Prive By LS, ajo theksoi rëndësinë e ruajtjes së privatësisë dhe dinjitetit për aspekte të caktuara të marrëdhënies së tyre.

“Disa gjëra, për shkak të respektit ndaj asaj që ka qenë, nuk kanë vend publik. Unë jam natyrë e sinqertë dhe nuk më pëlqen të jap shpresa aty ku nuk ka shpresa. Është një gjë e ditur nga të dyja palët”, tha Elijona, duke nënkuptuar se marrëdhënia me Klodi tashmë është një kapitull i mbyllur.

Ajo gjithashtu komentoi për fotografitë e përbashkëta ende të pranishme në rrjetet sociale, duke sugjeruar se është koha që ato të largohen. Lidhur me mundësinë e një rikthimi, Elijona bëri një dallim mes marrëdhënieve shoqërore dhe atyre romantike. Ndërsa në shoqëri gabimet mund të falen, në dashuri ajo pranoi një shans të dytë, por jo të tretë.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Ndarja nga Klodi u bë publike nga Elijona në fund të shtatorit, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *