Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Kërçeli ka kritikuar reagimin e Ramës, duke vënë në pikëpyetje dallimin mes çmimit prej 19 eurosh dhe atij prej 8.50 eurosh për të njëjtin shirit, transmeton lajmi.net.
Ai ka ironizuar edhe arsyetimin e kryetarit të Prishtinës se çmimi përfshin garancinë dhe mirëmbajtjen për 10 vjet, duke e cilësuar këtë sqarim si amatorizëm.
“E lexova reagimin tënd. E lexova tri herë, nuk mu besohej që e ke shkruar ti. Qysh kryetar me ra në këtë nivel të amatorizmit? Qysh ka mundësi shiritin e njëjtë, njëherë e ke faturu 19 euro, çka ndodhi tash 8 euro e 50 cent?”, ka deklaruar Kërçeli.
Deputeti i LVV-së ka sfiduar Ramën edhe për një debat publik televiziv, duke i kërkuar që të zgjedhë vetë moderatorin dhe televizionin ku do të përballeshin.
“Kryetar, nuk po më besohet në çfarë niveli amatorizmi ke rënë. Përnjëmend, rrena i ka këmbët e shkurtra! Zgjedhe moderatorin dhe televizionin, e hajde të debatojmë!”, ka shkruar Kërçeli në mbishkrimin e videos.
Polemika mes Ramës dhe Kërçelit nisi pas deklarimeve të deputetit të LVV-së për çmimin e shiritit nëntokësor. Rama, në reagimin e tij, kishte thënë se 8.50 euro për metër përfshijnë furnizimin me material, transportin, vendosjen, si dhe garancinë e mirëmbajtjen për 10 vjet.
Ndërkaq, Kërçeli po kërkon sqarime për dallimin e çmimeve dhe ka propozuar që kjo çështje të diskutohet në një debat të drejtpërdrejtë televiziv.
Ambasadorja amerikane del nga Qeveria e Kosovës
Punëtorët e KEK-ut dalin në protestë më 12…
Nis kontrolli për bizneset online, por brenda 8…
Komuna tha se arritën marrëveshje, por nxënësit e…
