Politikë

Shefi i Prokurimit në Policinë e Kosovës, Artan Fejza dyshohet se favorizoi dhëndrin në tenderë – IPK kërkon suspendimin e tij

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Ndaj Fejzës, Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur hetime paraprake, nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe çështje që lidhen me konfliktin e interesit në proceset e prokurimit publik.

KALLXO.com ka siguruar informacione nga burimet e veta lidhur me dyshimet që Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka ndaj Fejzës, të cilat nuk lidhen vetëm me këtë tender, por përfshijnë edhe disa procedura të tjera të prokurimit.

IPK ka bërë të ditur se dyshimet përfshijnë dhjetëra kontrata të prokurimit, të realizuara përmes procedurave të negociuara dhe konfidenciale.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Hetuesit janë duke shqyrtuar mënyrën e zhvillimit të këtyre procedurave, vendimmarrjen dhe respektimin e kritereve ligjore nga personat përgjegjës.

Për këtë arsye, IPK i ka rekomanduar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës suspendimin e Fejzës nga detyra deri në përfundimin e hetimit penal.

Hetimet po zhvillohen në koordinim me Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Ndërkohë, IPK nuk ka dhënë detaje të tjera për rastin, me arsyetimin se duhet të ruhet integriteti i hetimit.

“Ose është i paaftë, ose është kapo”- Gjini…

Pas rastit të Arlindës, 47 gra kërkuan ndihmë nga Policia brenda një jave

PAMJE TË RËNDA: Sulm brutal ndaj gazetarit Elton…

Ministri Sveçla takohet me drejtorin e Europol-it: Kosova…

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *