Përmes një postimi, Haxhiu ka bërë të ditur se në takim është diskutuar për mundësitë e përshpejtimit të reformave, tashmë që Kuvendi i është kthyer punës, transmeton lajmi.net.
“Tani që Kuvendi i është kthyer punës, kemi mundësinë t’i japim një ritëm të ri reformave dhe të shënojmë përparim në fushat ku janë evidentuar ngecje”, ka shkruar Haxhiu.
Ajo ka bërë të ditur se vëmendje e veçantë i është kushtuar Agjendës së Reformave, Planit të Rritjes dhe përmbushjes së detyrimeve brenda afateve kohore.
Po ashtu, sipas saj, është diskutuar edhe për shqyrtimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit dhe Zyrës së BE-së.
Haxhiu ka theksuar se rruga drejt integrimit evropian kërkon angazhim të vazhdueshëm nga të gjitha institucionet.
“Besoj se me bashkëpunim dhe me angazhim të përbashkët mund të shënojmë përparim të dukshëm në reformat që i duhen vendit dhe qytetarëve tanë”, ka deklaruar ajo.
Presidentja pranon Raportin e Progresit nga ambasadori Schuebel:…
Zyrtare: Muriqi në bankën rezervë kundër Liverpool-it, trajneri…
Motra e Adem Ademit: Kur nisën gërmimet në…
Vrasja e Arlinda Zekajt, protesta në Prishtinë vazhdon…
