Politikë

Protestat që tronditën Shqipërinë, BE-ja: Lëvizja më e madhe qytetare që nga demokracia, palët të angazhohen për dialog

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Në raport theksohet se protestat kanë nisur qe nga maji, dhe se të njëjtat janë nxitur nga ‘’shqetësimet mjedisore’’, por që të cilat, më vonë u shndërruan në një lëvizje më të gjerë që kërkon ‘’transparencë, llogaridhënie, luftë kundër korrupsionit dhe qeverisje të mirë’’.

‘‘Që nga maji i vitit 2026, janë mbajtur protesta të përditshme. Protestat u nxitën nga shqetësimet mjedisore lidhur me punimet ndërtimore në peizazhin e mbrojtur të Pishë Poros – Nartës, por më pas u shndërruan në një lëvizje më të gjerë që kërkon transparencë, llogaridhënie, luftë kundër korrupsionit dhe qeverisje të mirë. Ky është mobilizimi më i madh qytetar në Shqipëri që nga tranzicioni demokratik i vendit, me dhjetëra mijëra pjesëmarrës që iu bashkuan protestës në kulmin e saj’’, thuhet në raport.

Po ashtu, theksohen edhe protestat e tetorit, që u udhëhoqën nga studentët, dhe se deri më tani ‘’nuk është zhvilluar dialog’’.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

‘’Duke u mbështetur në këtë lëvizje qytetare, në tetor të vitit 2026 u organizuan edhe protesta të udhëhequra nga studentët, gjatë të cilave pati incidente të dhunshme mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit Shqiptar. Deri më tani nuk është zhvilluar asnjë dialog. Të gjitha palët duhet të bëjnë përpjekje të sinqerta për t’u angazhuar në një dialog konstruktiv’’, thuhet mes tjerash në raport’’, thuhet në raporti.

Pas dorëheqjes së Gazmend Hoxhës, hapet konkursi për…

Ambasadori britanik takohet me Konjufcën, diskutojnë për Gjykatën…

​A u rregullua problemi me ngrohje në shkollat…

Rezultatet e zgjedhjeve në ShBA, vjen reagimi nga…

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *