Sipas dekretit presidencial, ky çmim i është ndarë Melania Trumpit në shenjë mirënjohjeje për kontributin e saj personal në mbështetjen humanitare për Ukrainën, transmeton lajmi.net.
Nderimi vjen pas një armëpushimi në rajonin jugor të Khersonit, i cili krijoi mundësinë për evakuimin e disa qindra personave nga qyteti i Oleshky-t, që aktualisht ndodhet nën pushtimin rus.
Ndërkohë, sipas BBC-së, delegacionet e Ukrainës dhe Rusisë, përfshirë avokatët e popullit që ishin pjesë e misionit të evakuimit dhe zyrtarë të lartë, pritet të takohen të enjten në Shtëpinë e Bardhë, me ftesë të Melania Trumpit.
Nga Shtëpia e Bardhë kanë deklaruar se Zonja e Parë kishte ndërmarrë në mënyrë të pavarur një nismë për të krijuar komunikim mes dy vendeve në luftë dhe se kishte arritur të siguronte një armëpushim.
Edhe përfaqësuesit rusë, edhe ata ukrainas, e kanë falënderuar vazhdimisht Melania Trumpin për rolin e saj në ndërmjetësimin e armëpushimit. Megjithatë, asnjëra palë nuk ka dhënë hollësi të mëtejshme lidhur me përfshirjen e saj në këtë proces./lajmi.net/
IKD alarmon për gjendjen e sundimit të ligjit:…
Platforma “Liria Ka Emër” të enjten mban konferencë për media
Protestat që tronditën Shqipërinë, BE-ja: Lëvizja më e…
Pas dorëheqjes së Gazmend Hoxhës, hapet konkursi për…
