Politikë

Ngjarjet tragjike në vend dhe situata politike “e lënë pa fjalë presidenten”, nuk deklarohet për asnjërën prej tyre

Nga · 3 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Më 6 tetor 2026, Shiroka-Pula u zgjodh presidente në Kuvendin e Kosovës, duke marrë 81 vota nga deputetët, vetëm një votë më shumë sesa minimumi i nevojshëm për t’u zgjedhur në raundin e parë, transmeton lajmi.net.

Zgjedhja e saj erdhi pas një marrëveshjeje politike ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës, në një kohë kur vendi rrezikonte të shkonte sërish në zgjedhje parlamentare.

Me një karrierë të gjatë akademike dhe politike, pritjet për presidenten e re ishin të mëdha. Shiroka-Pula ishte profesoreshë universitare, ministre e Energjisë dhe Minierave nga viti 2008 deri më 2011, si dhe deputete e PDK-së në Kuvendin e Kosovës nga viti 2011 deri më 2014.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Në dhjetor të vitit 2025, ajo u zgjodh presidente e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, duke u bërë gruaja e parë që drejtoi këtë institucion.

Pas zgjedhjes në krye të shtetit, Shiroka-Pula kishte deklaruar se do të ishte presidente e të gjithë qytetarëve të Kosovës, duke premtuar se mandati i saj do t’i shërbente qytetarëve, institucioneve dhe shtetit.

Por, ende pa kaluar dy muaj, kritikat dhe dëshpërimi me presidenten e re kanë filluar të shpërfaqen.

Disa ngjarje tragjike kanë ndodhur në Kosovë javët e fundit, por presidentja nuk ka reaguar publikisht përmes një postimi në rrjetet sociale.

Vrasja tragjike e Arlinda Zekajt, e cila shpërfaqi problemet në institucionet e sigurisë dhe drejtësisë, nuk e mori vëmendjen publike të Justina Shiroka-Pulës.

Reagimi i vetëm i saj ishte i ftohët, ku bëri një postim në Facebook sa për “sy e faqe”. Në komunikatën e lëshuar nga Presidenca, Shiroka Pula tha se është e tronditur dhe se duhet hetime mbi rastin. Në fund të komunikatës tha ngushëllime për familjen.

Edhe kur gazetarët e pyetën për këtë çështje, ajo zgjodhi heshtjen, duke mos thënë asnjë fjalë për një grua që u vra dhe që, sipas raportimeve, nuk arriti ta gjente mbrojtjen e shtetit.

Presidentja nuk gjeti kohë as për të shprehur ngushëllime publike për viktimën.

Një tjetër ngjarje tragjike ndodhi në Gjilan, në fshatin Demiraj, ku një foshnje tre muajshe u vra. Për rastin dyshohet se përgjegjës është prindi i saj, 27-vjeçar.

Edhe për këtë rast të rëndë, presidentja nuk reagoi publikisht dhe nuk shprehu ngushëllime.

Një tjetër çështje e rëndësishme ku presidentja nuk ka dhënë shpjegime publike janë ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Shiroka-Pula mori vendim që projektligjin ta kthejë në Kuvend për rishqyrtim, por për këtë vendim nuk ka dhënë një sqarim të detajuar publik.

Presidentja, e cila në momentin e zgjedhjes kishte premtuar se do të ishte presidente e të gjithë qytetarëve, deri më tani po kritikohet për mungesën e reagimeve në çështje që kanë tronditur opinionin publik.

Në një kohë kur qytetarët presin që institucionet të jenë pranë tyre në momentet më të vështira, heshtja e presidentes ngre pikëpyetje për rolin e saj publik dhe mënyrën se si ajo po e ushtron mandatin presidencial.

Thaçi kujton vizitën e parë të Erdoganit në…

Kosova pa barna stimuluese për ADHD, pacientët i blejnë jashtë vendit

Një muaj paraburgim shtetasit turk, dyshohet për dy vepra penale

“Jo me lëshu detyrën, po me shku n’shpi…

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *