Ai ka thënë se Komisioni, bashkë me institucionet e tjera i ka njoftuar familjet e tre intelektualëve dhe veprimtarëve të njohur të çështjes kombëtare, të cilët në prillin e vitit 1999 u rrëmbyen nga forcat e armatosura serbe dhe u zhdukën me dhunë.
“Ndajmë dhimbjen me familjet dhe u shprehim ngushëllimet më të sinqerta. Zbardhja e fatit të të zhdukurve me dhunë është prioritet i Qeverisë së Republikës së Kosovës, bashkë me kërkesën dhe angazhimin për drejtësi për krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës, të cilat vazhdon t’i mohojë e t’i fshehë, teksa klasifikon e mbyllë dokumentet e arkivat, dhe glorifikon autorët e gjenocidit”, ka njoftuar Kurti.
Protestuesit marshojnë drejt Qeverisë, kërkojnë dorëheqjen edhe të…
Jashari takohet me gjeneralmajorin amerikan, i ndan Medalje…
IPK nis inspektim të jashtëzakonshëm| Detaje se si…
Peshëngritësja 15-vjeçare që përfaqëson Kosovën e pesta në…
