Gjatë takimit, një nga temat kryesore ishte finalizimi i aplikimit të Kosovës për anëtarësim në SEPA dhe dorëzimi formal i tij te Këshilli Evropian i Pagesave (EPC), pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, transmeton lajmi.net.
Guvernatori Ismaili e ka informuar kryeministrin Kurti se sektori financiar në vend është stabil dhe se BQK-ja ka qëndrueshmëri financiare.
Ai gjithashtu ka prezantuar përparimin në reformat që synojnë forcimin e mbikëqyrjes financiare, modernizimin e infrastrukturës financiare dhe përafrimin e legjislacionit me standardet e Bashkimit Evropian.
Një tjetër çështje e diskutuar ishte zhvillimi i sistemit të pagesave të shpejta, të njohur si TIPS Clone, i cili, krahas anëtarësimit në SEPA, pritet të kontribuojë në uljen e kostove të transaksioneve dhe rritjen e efikasitetit të pagesave.
Në takim është diskutuar edhe për bashkërendimin ndërinstitucional në zbatimin e reformave dhe përmbushjen e angazhimeve të Kosovës në kuadër të Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian.
Në fund të takimit, Kurti dhe Ismaili kanë shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit në funksion të forcimit të stabilitetit financiar, modernizimit të sektorit dhe avancimit të integrimit evropian të Kosovës, duke respektuar mandatin dhe pavarësinë e Bankës Qendrore.
Djali i Adem Ademit reagon pas identifikimit të…
Aleanca akuzon për nepotizëm në emërimet diplomatike, kërkon…
Identifikohen nga mbetjet mortore Adem Ademi, Fatmir Fazliu…
Protestuesit marshojnë drejt Qeverisë, kërkojnë dorëheqjen edhe të…
