Politikë

Tahiri shpreh shqetësimin për Projektligjin për Akademinë e Drejtësisë: Ngre shqetësime serioze për cenimin e pavarësisë institucionale

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Përmes një postimi, Tahiri ka thënë se Akademia e Drejtësisë ka rol të rëndësishëm në ndërtimin e kapaciteteve profesionale të sektorit të drejtësisë, veçanërisht të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK).

Ai ka theksuar se Akademia duhet të ketë kapacitete të mjaftueshme për zhvillimin e programeve moderne dhe cilësore të trajnimit, por njëkohësisht duhet ta ruajë pavarësinë e saj institucionale.

“Akademia e Drejtësisë duhet të jetë një institucion i fortë dhe profesional trajnimi. Ajo duhet të ketë kapacitete të mjaftueshme për të zhvilluar programe moderne, cilësore dhe të përshtatura me sfidat e kohës, në mënyrë që të ndihmojë sektorin e drejtësisë të ecë përpara në reformat e veta. Por, po aq e rëndësishme është që Akademia ta ruajë pavarësinë e saj institucionale si Agjenci”, ka shkruar Tahiri.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Deputeti ka vlerësuar se projektligji ngre shqetësime për cenimin e kësaj pavarësie, duke kërkuar që rekomandimet e Komisionit të Venecias të përfshihen në ligj.

“Nga ajo që kam parë, ky projektligj ngre shqetësime serioze për cenimin e kësaj pavarësie. Prandaj, është thelbësore që rekomandimet e Komisionit të Venecias të merren parasysh dhe të përfshihen në ligj”, ka theksuar ai.

Në fund, Tahiri ka thënë se reforma në drejtësi nuk mund të ndërtohet duke dobësuar institucionet që kanë për detyrë ta mbështesin atë.

“Reforma në drejtësi nuk mund të ndërtohet duke dobësuar institucionet që duhet ta mbështesin atë”, shtoi Tahiri.

15 vite pas vrasjes së Diana Kastratit, caktohet…

Babai i Dianës Kastratit: Jam akoma skeptik për…

Haxhiu takohet me ambasadorin e OSBE-së, diskutojnë për…

Maqedonci merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në…

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *