Politikë

Kadetët policorë furnizohen me uniforma, të premten pritet të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 63-të

Nga · 3 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Lajmi.net ka mësuar nga burimet e veta se uniformat tashmë u janë sjellë zyrtarëve të rinj policorë, ndërsa ceremonia e diplomimit pritet të mbahet më 6 nëntor.

Më herët, kërkesa për huazimin e kapelave nga zyrtaret policore femra për kadetët e kësaj gjenerate kishte nxitur reagime, pasi në një komunikim të brendshëm u ishte kërkuar drejtorëve të drejtorive dhe shefave të njësive që të siguronin kapelat deri në diplomimin e kadetëve.

Sipas komunikimit të publikuar, kapelat do të grumbulloheshin nga drejtoritë dhe njësitë policore, për t’iu dorëzuar më pas Drejtorisë së Logjistikës. Ato do të huazoheshin deri në diplomimin e gjeneratës së 63-të, pas së cilit pritej t’u ktheheshin pronareve.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Ndërkohë, kjo situatë riktheu në vëmendje mungesën e furnizimit të rregullt me uniforma në Policinë e Kosovës.

Policia kishte konfirmuar më herët se pas skadimit të kontratës për furnizim me uniforma në vitin 2021, nuk kishte arritur të lidhte kontratë të re për shkak të ankesave dhe procedurave të prokurimit.

Megjithatë, në korrik të vitit 2026, Policia e Kosovës nënshkroi kontratë në vlerë prej rreth 10.64 milionë eurosh për furnizimin me uniforma standarde për zyrtarët policorë, femra dhe meshkuj, për një periudhë 36-mujore.

Derisa ende nuk dihet nëse me arritjen e uniformave për kadetët dhe realizimin e kontratës së re do të marrë fund edhe problemi i furnizimit me uniforma në Policinë e Kosovës.

Ndryshe një nga zotimet e kryeministrit Albin Kurti kur mori pushtetin në vitin 2021 ishte sigurimi jetësor dhe shëndetësor për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Gjatë prezantimit të programit qeverisës në Kuvend, më 22 mars 2021, Kurti kishte deklaruar: “Njëjtë sikurse policia që na japin neve siguri, edhe ne duhet t’u japim zyrtarëve policorë sigurimin jetësor e shëndetësor si një e drejtë e garantuar për punën e tyre të rëndësishme, por edhe nën rrezik”.

Megjithatë, më shumë se pesë vjet pas këtij zotimi, sigurimi jetësor dhe shëndetësor për pjesëtarët e Policisë së Kosovës ende nuk është realizuar.

Në një raport të Ministrisë së Punëve të Brendshme për zbatimin e masave qeveritare ishte evidentuar nevoja për ndryshimin e Ligjit për Policinë, me qëllim të përfshirjes së sigurimit jetësor dhe shëndetësor për zyrtarët policorë. Kjo masë ishte paraparë të realizohej gjatë vitit 2022, por në raport ishte shënuar se nuk kishte pasur zhvillime në këtë drejtim.

Ndërkohë, Ligji për Sigurimet Shëndetësore në Kosovë ishte miratuar që në vitin 2014, por zbatimi i tij ishte zvarritur për vite me radhë. Më 15 maj 2026 u publikua Ligji i ri për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Megjithatë, miratimi i tij nuk nënkupton automatikisht se pjesëtarët e Policisë së Kosovës e kanë të garantuar edhe sigurimin jetësor, për të cilin Kurti kishte dhënë zotimin në vitin 2021.

Zbulohet “sekreti” i Mimoza Ahmetit, ja ku do ta shohim së shpejti

Ministria e Ekonomisë ndan 1 milion euro për…

Studentët protestojnë sërish në Shqipëri, kërkojnë dorëheqjen e…

Mungesa e kuorumit bllokon Komisionin për Ekonomi, Ramadani…

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *