Lajmet e Fundit

Orare e Vjedhur me Vlerë 260,000€ Kthehet në Tokio me Letër Falje: Hetimet Vazhdojnë

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Një ngjarje e pazakontë ka tronditur kryeqytetin japonez, Tokio, ku një orë luksoze me vlerë mbi 260,000 euro, e vjedhur nga një dyqan në lagjen e njohur Nakano, iu kthye pronarit me një letër falje. Rasti ka ngjallur kureshtje të madhe dhe ka mbizotëruar në mediat japoneze.

Ngjarja e çuditshme ndodhi kur një individ, i prezantuar si klient, provoi një orë Audemars Piguet me çmim prej 46 milionë jen (rreth 260,000 euro). Në një moment të papritur, ai u largua nga dyqani pa e paguar orën. Vetëm më 1 nëntor, dyqani mori një pako të panjohur që përmbante orën e vjedhur dhe një shënim të shkruar me dorë, ku autori kërkonte falje për veprimin e tij.

Numri serial i orës ka ndihmuar autoritetet të konfirmojnë se bëhej fjalë për sendin e vjedhur. Megjithatë, pronari i dyqanit ka zgjedhur të mos bëjë komente, duke lënë hapësirë për spekulime. Policia e Tokios po vazhdon hetimet intensive për të identifikuar personin përgjegjës për këtë akt të rrallë.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Ky rast ka nxitur debate të shumta në rrjetet sociale dhe mediat, duke ngrënë pyetje mbi motivet e autorit – a ishte ky një akt pendese i sinqertë apo një përpjekje për të shmangur ndjekjen penale? Interesi publik mbetet i lartë, teksa priten zhvillime të mëtejshme rreth këtij misteri.

Ky incident vjen pas një serie vjedhjesh orësh luksoze në Tokio. Në gusht, një rast i ngjashëm raportoi vjedhjen e katër orëve me vlerë mbi 1.13 milion euro nga një dyqan tjetër në të njëjtin qendër tregtare.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *