Politikë

Dyshohet se vrau djalin dhe mbesën në Gjilan, 65-vjeçarit i caktohet një muaj paraburgim

Nga · 1 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Ngjarja kishte ndodhur më 1 nëntor, ndërsa Policia kishte pranuar informacionin për dy trupa të pajetë në një shtëpi në këtë fshat rreth orës 08:47.

Pas daljes në vendin e ngjarjes, ekipet mjekësore kishin konstatuar vdekjen e dy personave. Me vendim të prokurorit, trupat ishin dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

I dyshuari, babai i viktimës 27-vjeçare, ishte arrestuar dhe ndaluar fillimisht për 48 orë.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Prokuroria ka pretenduar se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti fizik mes të dyshuarit dhe djalit të tij, ndërsa dyshimet janë se edhe foshnja ishte privuar nga jeta nga babai i saj, tashmë i ndjeri.

Gjykata ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit, ndër të tjera për shkak të rrezikut që i dyshuari të ndikojë te dëshmitarët.

Ndaj vendimit për caktimin e paraburgimit palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Buxheti 2027 arrin në 4.27 miliardë euro, Gërvalla…

“Buxheti rritet, por qytetarët blejnë më pak”, Bajrami:…

Aksion kundër parregullsive në shitjet online, 23 inspektime…

Shiroka-Pula takon ambasadorin francez, në fokus forcimi i…

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *