Gjatë homazheve, presidentja Shiroka Pula nderoi jetën dhe veprën e dy atdhetarëve, duke vlerësuar sakrificën e tyre në rrugën e Kosovës drejt lirisë.
Ajo theksoi se sakrifica e Afrim Zhitias dhe Fahri Fazliut mbetet pjesë e pandashme e historisë së përpjekjeve për liri dhe se emrat e tyre do të kujtohen përherë.
“Ata nuk e pritën ditën e lirisë, por dhanë jetën që ajo ditë të vinte. Emrat e tyre mbeten të lidhur përgjithmonë me këtë liri dhe me përgjegjësinë tonë për ta bërë Kosovën siç deshën dhe për të cilën u flijuan”, ka deklaruar presidentja Shiroka Pula.
Homazhet u mbajtën në nderim të veprës dhe sakrificës së dy dëshmorëve, në përvjetorin e 37-të të rënies së tyre.
Aleanca: Humbja e 43.8 milionë eurove nga Plani…
Irani: Mund ta rihap Ngushticën e Hormuzit brenda…
Kosova lë pa shpenzuar 525 mln euro për…
Pas humbjes nga Milani, Chivu u kërkon llogari lojtarëve të Interit
