Politikë

Xhelal Sveçla asnjë fjalë për dorëheqjen e Gazmend Hoxhës, më 2022 e falënderonte Samedin Mehmetin

Nga · 4 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Arlinda Zekaj për muaj me radhë kishte raportuar mbi dhunën psikike, fizike, shantazhet e kërcënimet e shumta që i bëheshin nga ish-bashkëshorti Jeton Sylaj, më pas edhe nga kunati Albert Sylaj dhe të tjerët.

Arlinda Zekaj ishte përkujdesur që të dëshmonte se në fakt Policia, Prokuroria, gjyqësori, Qendra për Punë Sociale dhe gjithë të tjerët e anashkaluan gjendjen e saj.

E ndjera përgjatë kohës sa po raportonte dhunën ndaj saj kishte shkruar në thuajse secilin institucion, përfshirë këtu edhe Prokurorin e Shtetit.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Pas nxjerrjes në pah të vërtetës së neglizhencës në rastin e saj, Policia e Kosovës suspendoi 11 zyrtarë policorë, ndërsa Këshilli prokurorial i Kosovës mori vendim për suspendimin e Kryeprokurores së Pejës, Lumturije Vuçetaj si dhe prokurores Arlinda Nallbani Gacaferri.

Derisa të lartcekurit u larguan, është vetëm një zyrtar shtetërorë i cili dha dorëheqje morale.

Bëhet fjalë për drejtorin e Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

Gazmend Hoxha dha dorëheqje për arsye morale, pas rastit të rëndë të Arlinda Zekaj. Por pas largimit të tij, ishte postimi i bashkëshortes që ngriti dyshime nëse ky i fundit u shty të jap dorëheqje sa për t’i mbuluar nevojat e të tjerëve që do të duhej në fakt të jepnin dorëheqje për dështimin e ministrive, si ajo e Punëve të Brendshme dhe ajo e Drejtësisë.

Ndërkohë, në një postim në rrjetin social Facebook, bashkëshortja e tij ka thënë se “po ta linin, ai do të punonte me përgjegjësi dhe profesionalizëm sa herë të ishte nevoja”.

“Shoku im i jetës,përgjegjësia nuk është gjithmonë të largohesh kur ndodh një tragjedi.Përgjegjësia më e madhe është të qëndrosh, të përballesh me të vërtetën dhe të rindërtosh besimin.Ti je prej atyre që po të të linin, me përgjegjësi dhe profesionalizëm do të përballeshe, sa herë që paraqitet nevoja.Gjithmonë ke qëndru e je përball me sfidat e organizatës dhe Atdheut, në luftë dhe pas saj, me maturi dhe vendosmëri”, ka shkruar ajo.

Por ajo çfarë është e çuditshme është se ishte pikërisht ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla që ishte deklaruar kur vite më parë, më 2022 dorëheqje pati dhënë drejtori i atëhershëm i Policisë së Kosovës, Seladin Mehmeti.

Më 30 gusht të vitit 2022, ministri Sveçla kishte njoftuar për dorëheqjen e Samedin Mehmeti.

“Sot gjatë ditës kam pranuar kërkesën për dorëheqje nga z. Samedin Mehmeti, Drejtor i Policisë së Kosovës. Kjo kërkesë sipas z. Mehmeti erdhi pas rastit të fundit të dhunimit të 11 vjeçares, për arsye personale dhe ndërgjegje profesionale. Tashmë Kryeministri Kurti ka liruar nga detyra z. Mehmeti dhe ka caktuar si ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm z. Fehmi Hoti, Zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës. Me këtë rast falënderoj z. Mehmeti për angazhimin e deritanishëm dhe bashkëpunimin e mirë si dhe i uroj suksese në detyrat e mëtejme në Policinë e Kosovës”, kishte shkruar Sveçla.

Tani Sveçla vendosi që të mos flasë fare për dorëheqjen e Gazmend Hoxhës- derisa në konferencën për media të mbajtur më ministren Gërvalla tregonte atë që në media ishte publikuar ditë më parë e që fliste qartazi për dështim të ofrimit të sigurisë nga Policia e Kosovës.

Madje Sveçla dilte shpesh herë në konferenca me Gazmend Hoxhën, në shumicën e rasteve për sukseset në veri të Kosovës.

Siç duket në këtë rast u përdorën dy standarde të ndryshme, por që tani për tani dyshime të mëdha ka për gjithë stacionin policor në Pejë për dështimin në rastin e Arlinda Zekaj, e cila veçse kishte paralajmëruar rrezikun për vrasje nga ish-bashkëshorti.

Pas dorëheqjes së Gazmend Hoxhës në vend të tij është vendosur Fehmi Hoti. Hoti ishte zv/drejtor i Policisë së Kosovës prej vitesh, kurse si u.d detyre i drejtorit ishte edhe në vitin 2022.

https://www.facebook.com/profile.php?id=100063788556625

Toka, banesa, shtëpi e para të kursyera –…

Borxhi që duhet shlyer

​“Do të punojmë me profesionalizëm e përgjegjësi”, anëtarët…

Valdrina ngatërroi Valdetin me një banor të BBVK:…

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *