Lajmet e Fundit

Klodi dhe Labinotit: Si e shohin ‘bromance’-in e tyre pas Big Brother VIP Kosova?

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Një video argëtuese nga ish-banorët e Big Brother VIP Kosova 4, Klodi dhe Labinot Haxhiu, ka pushtuar rrjetet sociale, duke sjellë buzëqeshje dhe humor te ndjekësit.

Në videon e publikuar, ata shfaqen duke kërcyer nën ritmin e këngës së famshme “Barbie Girl”, por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është mbishkrimi:

WhatsApp at

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

“Si na sheh Ludo dhe Noti”. Ky mbishkrim lidh momentin aktual me një nga temat më të diskutuara gjatë edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova: afërsia mes Klodit dhe Londrimit (Ludos).

Marrëdhënia e tyre, shpesh e cilësuar si “bromance” nga banorët e tjerë, ishte në qendër të vëmendjes, duke nxitur spekulime dhe debate brenda shtëpisë për natyrën e saj. Pavarësisht se ishte një lidhje thjesht shoqërore, ajo u kthye në një temë diskutimi.

Pas përfundimit të formatit, Klodi dhe Labinoti duket se e shohin këtë kapitull me humor. Ata vendosën ta kthejnë këtë histori në një moment argëtues për publikun e tyre.

WhatsApp at

Reagimi i Ludos ishte i menjëhershëm dhe plot ironi: “Çift i mrekullueshëm! Me jetë të gjatë e të lumtur bashkë, ishalla! 😂🤍”. Edhe Labinot Rexha (Noti) u përgjigj në të njëjtën mënyrë humoristike: “Do i marim ne produktin ton i bejm AMBASADOR MARTESOR qifti i vitit”.

Kështu, ajo që dikur ishte një temë diskutimi brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë, sot është kthyer në një shaka mes ish-banorëve, të cilët po e menaxhojnë me sportivitet çdo koment dhe interpretim që ka shoqëruar marrëdhënien e tyre gjatë spektaklit.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *