Politikë

Nesër nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, flet deputetja Emilia Rexhepi

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Pjesë e këtij komisioni është edhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Emilia Rexhepi, e cila ka thënë se qëllimi është të shqyrtohen të gjitha rrethanat që i paraprinë vrasjes dhe të identifikohen eventualisht pengesat në punën e institucioneve.

“Do të duhet të konfirmojmë të gjitha rrethanat që i kanë paraprirë vrasjes së Arlindës. Numri i vrasjeve të grave tona është shumë i madh dhe kjo tregon se ne, si shoqëri në tërësi, kemi probleme me të cilat duhet të përballemi”, ka deklaruar Rexhepi për emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova.

Ajo ka bërë të ditur se mbledhja e nesërme do të jetë takimi i parë i komisionit hetimor parlamentar, i cili kryesohet nga Burim Ramadani.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

“Do të japim maksimumin tonë që të shohim se si po shkon hetimi lidhur me rastin e Arlindës dhe të kuptojmë nëse institucionet, ndoshta diku, janë bllokuar në këtë proces”, është shprehur Rexhepi.

Komisioni pritet të shqyrtojë veprimet institucionale dhe rrethanat që kanë paraprirë rastin tragjik të vrasjes së Arlinda Zekajt.

Një javë pas vrasjes së rëndë të Arlinda…

Hiqet konstruksioni i punuar pa leje në rrugën…

Ky raportohet se është babai i arrestuar që…

Pesë ditë protesta në sheshin “Zahir Pajaziti”, qytetarët…

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *