Ai është parë duke dalë nga objekti i Prokurorisë i shoqëruar nga avokati i tij, Artan Qerkini, transmeton lajmi.net.
Rama u intervistua në cilësinë e të pandehurit lidhur me hetimet për projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”, kontratë me vlerë prej 12 milionë eurosh.
Prokuroria Speciale ka konfirmuar më herët se intervistimi është zhvilluar në kuadër të hetimeve për dyshimet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.
Para se të hynte në Prokurori, Rama kishte deklaruar para gazetarëve se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa organeve të drejtësisë u takon të verifikojnë nëse gjithçka është bërë në përputhje me ligjin.
“Detyra jem është me ndërtu Kryeqytetin, detyra e tyre është me e pa se krejt bëhet në mënyrë ligjore”, kishte thënë Rama.
Çfarë dihet për projektin?
Kontrata për “Arkitektin e Kryeqytetit” ishte iniciuar nga Komuna e Prishtinës në vitin 2022, me kohëzgjatje të paraparë prej 36 muajsh dhe vlerë prej 12 milionë eurosh.
Projekti iu besua konsorciumit ku bënin pjesë kompania “ANARCH” dhe “Ardi CC”, ndërsa procedura e prokurimit ishte kritikuar nga opozita dhe organizatat që monitorojnë prokurimin publik.
Dyshimet e ngritura në raportimet publike kanë të bëjnë me procedurat e tenderimit, përbërjen e komisionit vlerësues dhe pretendimet për konflikt interesi.
Intervistimi i Ramës nuk nënkupton se ai është shpallur fajtor. Hetimet e Prokurorisë Speciale janë në vazhdim.
Prokuroria Speciale e konfirmon: Përparim Rama është intervistuar…
IQMT mbyll 7 biznese në veri të Kosovës dhe shqipton 7 gjoba
69 raste të dhunës në familje brenda një jave në Kosovë
Sveçla publikon dokumentin për pagesat e “Arkitektit të…
