Politikë

Kurti – Delegacionit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s: Anëtarësimi i Kosovës në NATO është prioritet strategjik i joni

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Gjatë takimit, kryeministri Kurti theksoi se anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet prioritet strategjik i Republikës së Kosovës, në funksion të paqes së qëndrueshme dhe sigurisë afatgjatë në Ballkanin Perëndimor dhe në mbarë Evropën.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin dhe hapat e mëtejmë drejt integrimit euroatlantik, përparimin demokratik dhe zhvillimin e vazhdueshëm ekonomik të vendit, si dhe për situatën e sigurisë në Kosovë dhe në rajon.

Vëmendje e veçantë iu kushtua edhe ngritjes së kapaciteteve mbrojtëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe avancimit të aftësive profesionale të pjesëtarëve të saj, në përputhje me politikat dhe standardet e Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Takimi riafirmoi rëndësinë e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe përkushtimin e Republikës së Kosovës për të kontribuar në paqen, stabilitetin dhe sigurinë rajonale e evropiane.

Vesa Luma e etiketon Donika Gërvallën për rastin…

Policia e Kosovës suspendon 11 zyrtarë policorë nga…

Presidentja Shiroka Pula priti ambasadorin britanik, diskutojnë për…

Apeli sqaron pse një pjesë e seancës për…

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *