Lajmet e Fundit

BE-ja: Rezultatet e zgjedhjeve në Serbi nuk i ndryshojnë detyrimet në Dialogun me Kosovën

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

“Dialogu i lehtësuar nga BE-ja nuk varet nga liderë të veçantë politikë. Të gjitha zotimet ekzistuese mbeten në fuqi, përfshirë ato që burojnë nga Marrëveshja e vitit 2023 për Rrugën drejt Normalizimit dhe Aneksi i saj i Zbatimit (Marrëveshja e Ohrit)”, ka thënë një zëdhënës i BE-së në një përgjigje me shkrim.

Lidhur me qeverinë e re që pritet të formohet në Serbi pas zgjedhjeve të 25 tetorit, zyrtarët në Bruksel janë të kujdesshëm në pritjet e tyre ndaj pushtetit të ri në Beograd.

Sipas tyre, në këtë fazë do të ishte e parakohshme të spekulohej për ndryshime të mundshme në qëndrimin negociues të Serbisë apo për pasojat e tyre në Dialog.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

“Presim që Serbia të vazhdojë të angazhohet në mënyrë konstruktive, të respektojë zotimet e saj ekzistuese dhe të kontribuojë në përparimin drejt normalizimit”, ka theksuar zëdhënësi i BE-së.

Bashkimi Evropian ka shprehur gatishmërinë për t’u angazhuar me udhëheqjen e re, me qëllim të sigurimit të vazhdimësisë dhe ruajtjes së dinamikës së procesit.

Në Serbi, më 25 tetor u mbajtën zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Fitues bindës doli Lista Studentore, ndërsa partia e ish-presidentit Aleksandar Vuçiq pësoi disfatë.

Arrijnë protezat e para të gjurit në QKUK,…

Alarm për bombë në shkollën fillore në Leshak…

Gusia: Zbatimi i Programit për Barazi Gjinore 2020-2024…

Mbledhja e tetë e Qeverisë, këto janë vendimet që u morën

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *