Kërkesa për paraburgim vjen pasi Zogaj u ndalua për 48 orë me vendim të Prokurorit të Shtetit, nën dyshimin për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.
Në pamjet që po trajtohen nga hetuesit shihen disa persona duke e tërhequr zvarrë deputetin Rexhepi dhe më pas duke e hedhur mbi rrethojat, brenda oborrit të Kuvendit.
Ai ishte intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës, ndërsa hetimet për identifikimin e personave të tjerë që dyshohet se janë përfshirë në rast po vazhdojnë.
Gjykata ende nuk ka vendosur për kërkesën për paraburgim.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.
